Të drejtën për të votuar e ka ushtruar sot edhe një nga veteranët e UÇK-së, Muhamet Kuka.

Ai në qendrën e votimit ka shkuar i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

28 subjekte politike janë në garë sot kur qytetarët e Kosovës pritet t’u drejtohen kutive të votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare. Në total, në këto zgjedhje janë thirrur 1.9 milionë shtetas të Kosovës me të drejtë vote.