Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clintonit.

Në një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka postuar një foto të ish-presidentit Clinton me një fanellë të kombëtares shqiptare të futbollit.

Krah fotos, kryeministri Rama i uron ditëlindjen Bill Clintonit.

HAPPY BIRTHDAY MISTER PRESIDENT”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se ish-presidenti Clinton vizitoi Shqipërinë rreth një muaj më parë, ku për nder të tij u zhvillua edhe një ceremoni përpara Kryeministrisë dhe pjesmarrës ishin figura më të njohura të politikës e jo vetëm.