Katër vite më parë, më 1 prill 2013, Edi Rama dhe Ilir Meta arritën marrëveshjen për koalicionin PS-LSI në të ashtuquajturën “darka e ngjalave”.

Dje skadoi zyrtarisht marrëveshja politike mes dy partive të koalicionit. Por, ndryshe nga radha e kaluar kur “kumbar” i marrëveshjes mes Ramës e Metës ishte Nar Koka, vëllai i Lefter Kokës, sot janë të tjerë personazhë.

Në një restorant peshku te Pazari i Ri në Tiranë po darkojnë Edi Rama, Ilir Meta, Erion Veliaj dhe Petrit Vasili.

Fotografitë e mëposhtme që ka publikuar “Syri.net”, janë pikërisht në ambientet e jashtme të restorantit ku po darkojnë Rama-Meta-Veliaj-Vasili.

Sot Kryeministri deklaroi se fatin e koalicionit e përcakton LSI, pasi PS e ka shprehur hapur pëlqimin për vazhdimin. Ndërkohë, deri tani nga LSI nuk ka patur asnjë përgjigje konkrete, ndërkohë që ka patur sinjale për protestën e opozitës.

Mbetet të presim nëse Kryeministri dhe kryeparlamentari do të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e koalicionit edhe në zgjedhjet e ardhshme apo secila forcë politike do të garojë e vetme./SYRI.net/