Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të marte disa pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu“, duke e cilësuar atë si një investim të rëndësishëm në infrastrukturën arsimore të vendit.

Godina e re përfshin 45 auditorë, 15 laborator,ë salla konferencash dhe terrene sportive që do vihen në dispozicion të studentëve, por që ende nuk ka nisur procesi mësimor në godinën e re.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, një investim i Ministrisë së Arsimit që kompleton mjediset akademike me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente në shërbim të 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve e stafit akademik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.