Këto foto të rralla, shumëkush mund t’i shohë për herë të parë. Mjaft nga brezat e rinj, të lindur pas 1990-s, mund ta kenë të vështirë të kuptojnë domethënien e shumë prej fotove.
Bien në sy mbledhje të rinjsh, ku lexohen gazeta që përmbajnë vetëm propagandën e regjimit komunist. Aksione vullnetare dhe parada të koordinuara me raste festash, ishin tejet të zakonshme në ato kohë.
Pasqyrohet kudo një lumturi thuajse naive si dhe një rini që kalitej për ta çuar përpara Shqipërinë Socialiste.
Spikat zona e plazhit në Durrës, asokohe të paktën e mbajtur në gjendje shumë të mirë dhe e pyllëzuar kudo.





