“Photo of the day” (Fotoja e ditës) për kryeministrin Edi Rama është kjo që ka publikuar në faqen e tij në Facebook, teksa po shëtit me bashkëshorten Linda dhe djalin e tyre të vogël, Zaho.
Foto është bërë në pazarin e vjetër të Korçës, aty ku kryeministri ndodhet që prej ditës së djeshme për takime me qytetarët në kuadër të fushatës së anëtarësimeve në PS.
Çifti kryeministror ka qenë gjithnjë i rezervuar për të bërë publike pamjen e djalit të tyre, dhe në ato të pakta raste që Rama publikon ndonjë foto, djali është me kurriz ose në profil. Megjithatë, nga kjo e fundit, vëmë re se Zaho është rritur shumë.





