29 shtator 2015 – Kryeministri Edi Rama po vazhdon vizitën e tij disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në forume të ndryshme dhe në punimet e radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Gjatë këtij udhëtimi, shefin e qeverisë e ka shoqëruar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pasditen e sotme, Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një foto me çiftin Obama, ku menjëherë ka marrë me mijëra pëlqime.

/portali DurresLajm/