7 shtator 2015 – Ashtu si “NEWBORN”-i famshëm në Prishtinë, do të duket që sot e tutje edhe zona e “Brrylit” në Tiranë. Aty ku dikur shisnin romët rroba të përdorura, sot qëndrojnë 6 gërma të mëdha që mbajnë dhe emrin e një prej zonave më të njohura në kryeqytet.
Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj që e ka postuar këtë foto në Facebook.
/S.L. portali DurresLajm/





