Në media e rrjete sociale, po qarkullojnë në masë disa foto të liderit demokrat Lulzim Basha dhe bashkëshortes së tij Aurela, teksa udhëtojnë në avion.
Siç shihet nga fotot, çifti opozitar, është ulur ngjitur me njëri-tjetrin, por vëmendjen e kanë diku tjetër. Aurela ka një libër në dorë, ndërsa Basha herë kapet me telefon në dorë e herë vetëm kufje e duket sikur është duke fjetur gjumë.
Në një foto tjetër bashkëshortja e Bashës shihet me këmbët ngritur në avion, por librin nuk e heq nga dora.
Nuk dihet se kur janë shkrepur këto foto, por sipas disa gazetave, thuhet se janë nga udhëtimi i fundit të kreut të PD në Holandë.





