Mënyra të ndryshme provojnë trafikantët për të transportuar lëndën narkotike. Së fundmi, një shtetas kolumbian ka zgjedhur ta fshehë drogën nën paruken që mbante.
40-vjeçari u arrestua në aeroportin ndërkombëtar “Rafael Nunez” të Kartagjenës në Kolumbi teksa ishte në pritje të avionit për t’u nisur në Amsterdam.
Ishte një skaner sigurie që gjeti kapsula kokaine të fshehura në parukën e zezë të trashë sintetike që mbante.
Policët i gjetën mbi 220 gramë kokainë të fshehur në paruke. Sipas medieve të huaja, nëse do të dilte në treg do të shitej për një vlerë deri në 10 000 euro.