Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi është në një bashkëbisedim me gazetarët, ku është pyetur edhe lidhur me ftesën e bërë nga kryeministri Edi Rama për një projekt-rezolutë antikorrupsion dhe për thellimin e reformave.

Bardhi tha se nuk mund të ketë përgjigje nga opozita për diçka që nuk e ka parë. 

“Së pari nuk i përgjigjem asnjë ftese të Ramës, kur kjo çështje te jete çështje e Kuvendit, te jetë pjesë e procedurave Parlamentare, pa diskutim do keni edhe qëndrimin e grupit të PD. Kur të jetë pjese e axhendës së Parlamentit pa diskutim që do keni përgjigjen tonë. Është folur që do ngrihet një komisionin i posaçëm, ne nuk e dimë se çfarë është ky komisioni i posaçëm. Nuk mund të përgjigjem për një gjë që nuk është ende në procedura parlamentare, që grupi ynë nuk e ka pare dhe vlerësuar, dhe sigurisht nuk mund te ketë një qëndrim. Nuk mbajmë qëndrimet për retorika politike, mbajmë qëndrime mbi iniciativa në Kuvend. Meqenëse Rama foli për Shqipërinë në BE, në 11 vite në opozitë, sa i takon ecurisë së Shqipërisë në integrimin drejt BE, Shqipëria nuk ka patur”,-tha Bardhi.