Regjistrohen 4 tërmete të lehta nga jugu në veri
TIRANË, 29 prill 2013– Sapo kaloi një orë nga fillimi i së hënës, më 29 prill 2013, ora 1 e 21 sekonda dhe ora 1, 3 minuta e 51sekonda zonën malore të Pukës e tronditën dy tërmete të lehta.
Dukuritë sizmike kanë pasur forcë përkatësisht 2,7 dhe 2,8.
Tërmetet ndodhën në thellësinë 7 dhe 8 kilometra.
Rrjeti sizmologjik shqiptar njofton se dy lëkundjet e njëpasnjëshme të mesnatës janë ndier në largësinë 10 km në juglindje të Fushë- Arrëzit, në koordinatat 42.01° N, 20.15° E dhe 42.02° N, 20.13° E.
Nuk raportohen viktima dhe dëme materiale.
Por veriut i ka paraprirë jugu në fundjavë, pasi të shtunën, ora 11 e 4 minuta para mesditës, në Orikum të Vlorës (koordinatat 40.31° N, 19.48° E), ra një tërmet me forcë 2,6 në thellësinë 7 km.
Kurse, të nesërmen, të dielën, ora 21, 44 minuta e 48 sekonda, u ndie një tërmet disi më i fortë (forca 3,1) pikërisht në Qeparo (koordinatat 40.1° N, 19.84° E) në thellësinë 5 km.
Edhe në këto dy raste nuk janë njoftuar viktima apo dëme materiale.
/th.m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





