Dakota Johnson dhe Chris Martin janë ndarë pas 8 viteve bashkë dhe thuhet se ka dy arsye për këtë.
Aktorja dhe solisti i Coldplay i dhanë fund lidhjes për shkak të diferencës në moshë dhe diskutimit për të pasur fëmijë. Dakota është 35 vjeçe ndërsa këngëtari 48.
“Dakota është përpjekur shumë që ajo dhe Chris të qëndrojnë bashkë dhe sa herë janë ndarë, ajo ka qenë e shkatërruar dhe duke qarë”, tha një burim për US Sun. “Edhe disa persona nga ekipi i saj janë përpjekur ta ngushëllojnë kur kanë qenë të ndarë dhe ajo s’e ka harruar asnjëherë. Ajo e do vërtet atë dhe fëmijët e tij, edhe ai e do shumë, por gjërat nuk po shkonin mirë për ta dhe ishte me shumë ulje-ngritje”, shton burimi.
“Ata u përpoqën vërtet t’i zgjidhnin problemet e tyre, por diferenca në moshë shpesh ishte problem. Gjithashtu ajo ishte shprehur se mund të donte fëmijë në të ardhmen, ndërsa Chris e ka kaluar këtë pjesë të jetës së tij.”
Burimi tha se ish-çifti “ka diskutuar prej vitesh për gjërat” dhe kjo ndodhte për gjithçka, përfshirë fëmijët.
“Ata krijuan disa kujtime të bukura si familje dhe do të jetë e vështirë për të dy që të ecin para pas një lidhjeje kaq të gjatë, por do t’ia dalin mbanë”, shprehet burimi.
Mëngjesin e së mërkurës, Dakota u pa në New York pa unazën e fejesës duke konfirmuar “heshturazi” thashethemet.