8 Marsi është një ditë për të festuar gratë – forcën, kurajën dhe sukseset e tyre. Por është gjithashtu një moment për të reflektuar mbi sfidat me të cilat ato përballen, si dhe për të ofruar zgjidhje që i ndihmojnë të ecin përpara më të forta. Një nga sfidat më të mëdha për shëndetin e grave është kanceri i gjirit, një sëmundje që, kur diagnostikohet herët, ka një përqindje të lartë mbijetese.

Ne përballemi çdo ditë me një seri të gjatë rreziqesh, të cilat lidhen drejtpërdrejt me shëndetin. Pa qëndruar gjatë tek faktorët gjenetikë, mjafton të përmendim stilin sedentar të jetesës, mënyrën e të ushqyerit, ndotjen e mjedisit, të cilat tashmë janë shndërruar në kërcënime të mirëfillta dhe stimulojnë fuqishëm një seri sëmundjesh serioze, ndër të cilat edhe kancerin. Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) shpërndan alarmin e rritjes së rasteve me kancer të popullatës deri në 77% brenda vitit 2050, parashikim ky që prek ndjeshëm edhe Shqipërinë. Sipas Global Cancer Observatory, në vitin 2022, në Shqipëri u diagnostikuan 8.000 persona me lloje të ndryshme kanceresh, listën e të cilëve e kryesonte kanceri i gjirit! Ky i fundit, shënon rreth 700 raste grash të prekura çdo vit, nga të cilat afërisht 400 e humbin betejën me këtë sëmundje për shkak të mosdiagnostikimit në kohë.

Sot, falë ndërgjegjësimit dhe kontrolleve të rregullta, shumë gra kanë arritur ta mposhtin këtë sëmundje. Historitë e tyre janë një dëshmi e fuqisë së diagnostikimit të hershëm dhe rëndësisë së mbështetjes financiare për trajtimin.

Historia e Erisës – Një fitore falë kontrollit të hershëm

Erisës, 42 vjeçe, i ndryshoi jeta kur gjatë një kontrolli rutinë zbuloi një masë të dyshimtë në gji. Në fillim nuk e kishte pritur mirë dhuratën që i bëri motra e saj, një paketë sigurimi shëndetësor, e cila quhet “Jo Vetëm Tetor” e ofruar nga Sigma VIG. Gjithsesi vendosi të kryejë menjëherë ekografinë dhe analizat e tjera të paketës, të mbuluara nga kompania e sigurimit. Pasi mori rezultatet e ekzaminimeve, menjëherë vendosi të bënte biopsinë. Mjekët ishin shumë optimistë pasi e kapën sëmundjen në fazën fillestare, duke i dhënë asaj mundësinë për një trajtim efektiv dhe pa kosto të mëdha. “Ishte një moment i vështirë, por fakti që u diagnostikova në fazë të hershme, kur ende nuk kisha asnjë shqetësim, më dha forcën të përqendrohem te shërimi,” tregon ajo.

Sigurimi që kujdeset për shëndetin e grave

Për të ndihmuar gratë të jenë gjithmonë një hap përpara në luftën kundër kancerit të gjirit, kompania Sigma Vienna Insurance Group, me eksperiencën më të gjatë në treg, dhe veçanërisht në Sigurimin e shëndetit, ka krijuar paketën e sigurimit “Jo Vetëm Tetor”, e cila ofron:

  • *Checkup për kontrollin parandalues të kancerit të gjirit
  • *Ekografi ose Mamografi + Markues Tumoral CA 15-3
  • *Mbulim për shpenzimet në rast trajtimi apo shtrimi në spital për shkak të aksidenteve
  • *Kartë për zbritje deri në 30% në spitalet partnere
  • *Shërbim ambulance në rast aksidenti

Këto përfitime e bëjnë më të lehtë qasjen në kujdes shëndetësor cilësor, duke e kthyer 8 Marsin në një ditë për të menduar edhe për veten dhe shëndetin, për më tepër me kosto të përballueshme dhe me mbulim të konsiderueshëm.

Investoni në shëndetin tuaj – Për një jetë të gjatë dhe të lumtur

Çdo grua meriton të jetojë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Duke bërë kontrollet e duhura dhe duke pasur një plan sigurimi të dedikuar, çdo grua mund të jetë e sigurt që, edhe nëse përballet me një sfidë, nuk do ta përballojë atë e vetme.

Mos prisni Tetorin për t’u kujdesur për veten. 8 Marsi është dita për të festuar gratë, por edhe për të marrë vendime të rëndësishme për shëndetin dhe jetën tuaj.