Krahas zhvillimit të kampionateve kombëtare për U-17 dhe U-19, me 8 tetor është planifikuar të nisë hapin e parë edhe veprimtaria e moshave për zonën e Durrësit. Drejtuesi i zyrës rajonale për këtë zonë Dritan Babamusta, shpjegon për Dyrrahun se vazhdon ende regjistrimi dhe liçensimi i ekipeve pjesëmarrëse.

“Nëpërmjet gazetës tuaj, thotë Babamusta do t’i njoftoja ato ekipe që ende janë të vonuar në këtë drejtim, që të shpejtohen në kryerjen në kohë të formaliteteve që i mundëson atyre pjesëmarrjen. Pritet të regjistrohen 50 ekipe me një angazhim të më shumë se 1000 futbollistëve. Konkurimi përfshin moshat duke filluar nga 10 deri në 19 vjeç”.