Tjetër lajm i trishtë për futbollin italian pas vdekjes tragjike të Davide Astorit për shkaqe natyrale. Është ndarë nga jeta, pasi humbi betejën e gjatë me një sëmundje të rëndë trajneri Emiliano Mondonico.

71-vjeçari është një emër shumë i njohur i trajningut italian, pasi mes shumë skuadrave që ka drejtuar në karrierën e tij janë edhe Atalanta, Torino dhe Fiorentina.

Me Mondonicon në stol Cremonese u ngjit në Serinë A pas 54 vitesh në sezonin 1983 – 1984, Torino arriti deri në finale të Kupës UEFA në 1991-1992, ndërsa Atalantën e udhëhoqi deri në gjysmëfinale të Kupës së Kupave në sezonin 1987–1988.