Mbrojtësi i kombëtares Ivan Balliu është zgjedhur pjesë e formacionit të javës së 31 në La Liga.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë zhvilloi një ndeshje pozitive me Rayo Vallecanon kundër Getafes që u mbyll në barazim 0-0.

Së bashku me Balliun, në formacionin e javës sipas “Sofascore” janë edhe Tchouameni i Real Madrid si dhe Griezmann i Atletico Madrid.