Basketbollisti i njohur në Kinë, Zhang Xingliang, është pezulluar për shkak të një veprimi interesant që e bëri gjatë këtyre ditëve.Para ndeshjes me fanellën e Guangzhou, Xingliang futi të dashurën e tij në valixhe dhe e mori me vete në dhomë, që nuk lejohet me rregullat e klubit.
Ai tha se të dashurën e mori për ta ndihmuar me studime, por Federata e Basketbollit e Kinës dhe klubi e ka pezulluar momentalisht.
Gjatë këtij sezoni me Guangzhou, basketbollisti kinez ka zhvilluar 26 paraqitje dhe ka një mesatare prej 6.4 pikë në ndeshje.