“Askush nuk i dëgjoi klithmat e mia”. Ky është një libër që jep një “pamje” tronditëse mbi ish- diktatorin i Libisë, Muammar Gaddafi. Gazetarja Annick Cojean në librin e saj tregon se Gaddafi e përdorte seksin si armë ndaj popullit të tij. Ai përzgjidhte nga populli i tij çfarë donte, burra, gra e vajza të reja. 

Kur vizitonte shkollat, e quante veten “babushi”. Nëse i vendoste dorën mbi kokë një vajze në mënyrë atërore, ky ishte një sinjal shumë i keq. Ajo vajzë do rrëmbehej dhe do dërgohej në haremin e tiranit.

Vajzat e reja përdhunoheshin, rriheshin dhe poshtëroheshin. Soraya, që në atë kohë ishte 15 vjeç, ka treguar për gazetaren franceze tmerrin. Shumë shpejt ishte e qartë: diktatori e donte atë. Ajo u mat, u peshua, bëri makijazh dhe u depilua. Kur refuzoi që të shkonte tek Gaddafi, e rrahën barbarisht dhe më pas e dërguan në dhomën e tij. Ai ishte shtrirë në krevat. E përdhunoi Soraya-n dhe më pas e flaku në “harem”, një dhomë e errët dhe e lagësht në bodrumet e pallatit të tij në Tripoli. Rregullisht përdhunonte Gaddafi vajzat e reja, madje urinonte mbi to.

Edhe Hoda ishte viktimë e tij. Ajo ishte 17 vjeç kur u detyrua që të shihte diktatorin duke bërë seks. “Ti je në radhë,” i tha ai. Tre ditë më vonë, e thirri në dhomë. E përplasi në një dyshek, e përdhunoi, e kafshoi dhe e godiste. Ish-shërbëtori i Gaddafi-t e ka pranuar se ai bënte të tilla krime. Faisal rrëfen: “Ndonjëherë ishin edhe pse gra në një ditë. Kjo ishte e zakonshme për të. Shkonin në dhomën e gjumit dhe bënin çfarë donte ai. Më pas ai dilte jashtë dhe sillej sikur sapo kishte fshirë hundët.”

Në shkurt të vitit 2008, pak orë përpara se të niste bisedimet e tregtisë me princin britanik, Andrew, Gaddafi me ndihmën e viagras kishte bërë seks me katër gra. Shumë femra i përzgjidhte në universitetin e Tripolit. Maxhordomi i despotit thekson: “Disa femra shkonin direkt nga dhoma e gjumit e tij në spital, aq brutal ishte treguar ai”. Në vitin 2011, diktatori u vra. Shumë nga femrat e haremit të tij vuajnë edhe sot.