Blerja e minutave të fundit për Çelsin ishte e bujshme, sepse rikthimin e David Luizit pak e kishin menduar. Trajneri Antonio Konte, i cili kërkoi me ngulm edhe një tjetër mbrojtës, ka mbetur i kënaqur, por ndërkohë nuk është se e prezantoi siç duhet afrimin e tij, pa dyshim për faj të njohjes ende jo të mirë të anglishtes.“Unë jam një tip që më pëlqen të konfrontohem me drejtuesit e klubit dhe jam gati ta bëj sa më shpesh këtë. Debati sjell progres, por nëse ai nuk do të ekzistonte do ta kishim pasur të vështirë që të arrinim tek objektivat tanë të merkatos, ndonëse jo me pak vështirësi.Rikthimi i David Luizit? Ishte një blerje nga halli…, – thotë Konte, i cili më pas korrigjohet. – Ishte një blerje e minutave të fundit, e vështirë, por shumë e rëndësishme, sepse në mbrojtje kemi jo pak halle. Jemi të pakët në numër, ndaj një afrim si ky na nevojitej me çdo kusht.David Luiz është një lojtar fantastik, por akoma më shumë unë do ta kem tepër të thjesht që të punoj me atë, duke qenë se ai e njeh mirë ambientin e Çelsit. Teknikisht është mjaft i zoti, prandaj, përveçse i bën mirë detyrat e tij, ai është një alternativë e mirë për të xhiruar edhe topin. Jam i lumtur për këtë ‘dhuratë’ që më bëri klubi”.