Ndërkohë që identiteti për çdo njeri është unik, kjo gjë bën përjashtim në Shqipëri. Një rast tepër të rrallë publikon "Jetaoshqef". Një djalë 26 vjeç, i cili prej 12 vitesh jetonte në Irlandë, kur është kthyer në Shqipëri ka zbuluar se nuk mund të pajiset me pasaportë shqiptare.
Arsyeja kishte të bënte me faktin se dikush tjetër kishte marrë identitetin e tij, duke përfshirë çdo të dhënë, deri në numrin e ID. Ai ka thënë se prej kohësh ka dërguar ankesën në Ministrinë e Brendshme apo në Gjendjen Civile, por vonesa në përgjigje rrezikon djegien e dokumenteve irlandeze.
Ja çfarë ka shkruar Taulanti:
"Përshëndetje, Jeta Osh Qef ju lutem më ndihmoni me këtë rast shokues. Kam 12 vite jashtë vendit në Irlandë dhe jam kthyer në Shqipëri me Green Card Irlandeze, që të bëj pasaportën shqiptare. Por jam tronditur, kur kam zbuluar që unë jam person pa identitet, pasi dikush tjetër kishte marrë identitetin tim. Mund ta shikoni në fotot e mëposhtme, çdo e dhënë është njëlloj, vetëm fotot ndryshojnë. Jam ankuar në Ministrinë e Brendshme dhe në Gjendjen Civile, më thonë se do të ngrihet një komision, por ky është skandal si mund të ç'regjistrohem kështu dhe dikush tjetër të marrë identitetin tim. Po më vonojnë me zgjidhjen e këtij problemi dhe do të më digjen dokumentet, nuk e di çfarë të bëj.





