Debati mbi divorcin dhe gafat e kandidatëve të partisë republikane e vunë edhe njëherë Mitt Romney në qendër të vëmendjes së opinionit publik amerikan. Sipas kandidatit për në senat, Richard Mourdock shtatzënitë e shkaktuara nga përdhunimet janë “një gjë që Zoti ka dashur të ndodhin”. Por pas gafës së përfaqësuesit të partisë Tea Party, formacioni politik i ish kandidates për zv/presidente Sarah Palin, Rommy ka nxituar të distancohet nga ky qëndrim.

Me këtë lëvizje Romney po përpiqet të ndalojë pasojat negative që mund të ketë mbi fushatën elektorale një deklaratë e tillë. Në muajin gusht fushata e kandidatit për president u dëmtua pas një deklarate tjetër absurde të republikanit Todd Akin, i cili tha se trupi i femrës është në gjendje të ndalojë procesin e ngjizjes nëse bëhet fjalë për “përdhunim të vërtetë”.  

Qëndrimi i Romney kundër divorcit është përballur me kritika të forta nga grupet e të drejtave të njeriut dhe ato të grave, por nga ana tjetër ai mbrohet nga konservatorët. Gafa e fundit që vuri në siklet Romney u bë nga Mourdock gjatë një debati në Senat. Sipas këtij të fundit jeta fillon me ngjizjen, prandaj ai mbrojti qëndrimin kundër divorcit, përveç rasteve kur vihet në rrezik jeta e nënës.

“Kam qenë për një kohë të gjatë në mëdyshje, por kam arritur në konkluzionin se jeta është një dhuratë e Zotit dhe besoj se edhe nëse nis gjatë asaj situate të tmerrshme, siç është përdhunimi, ajo është diçka që Zoti ka dashur të ndodhë”,- tha Mourdock. I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të kandidatit për në Shtëpinë e Bardhë. “Guvernatori Romney nuk është dakort me deklaratën e Richard Mourdock, me të cilin nuk ndan të njëjtin qëndrim”,- tha Andrea Saul.  

Guvernatori i Massachusetts është deklaruar gjithnjë kundër divorcit, me përjashtim të rasteve kur ngjizja ka ardhur si pasojë e një përdhunimi apo inçesti, ose në rastet kur duhet shpëtuar jeta e nënës. Gafa e Mourdock rrezikon të vërë edhe njëherë në qendër të vëmendjes çështjen e divorcit, kur duhet pak më shumë se një javë nga mbajtja e zgjedhjeve e kur kandidatët janë në kuota të barabarta nëpër sondazhe.

Vota e femrave mund të jenë shumë e rëndësishme sidomos në shtetet që ende në mëdyshje. Presidenti Obama shpesh e ka akuzuar Romney dhe përfaqësues të lartë të Partisë Republikane se mbajnë qëndrime shumë radikale mbi abortin dhe çështje të tjera që lidhen me femrat. Në debatin e fundit televiziv Obama tha se kandidati republikan dëshiron ta kthejë Amerikën në “politikat sociale të viteve ‘50”.

Komiteti kombëtar i demokratëve përfitoi menjëherë nga gafa e fundit e republikanëve për të prezantuar spotin elektoral gjatë të cilit shfaqet Romney, në mbështetje të fushatës së Mourdock, duke thënë se do të përfaqësojë “votën e 51-të për shfuqizimin e reformës shëndetësore të qeverisë”. Në spot nuk bëhet asnjë deklaratë mbi abortin dhe çështje të tjera sociale.