Dy ditë më parë komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë.
Nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit. Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP-së, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Një nga kandidatët më me shumë pikë, emri i të cilit do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm.
Kandidatët:
Adriatik Tafçiu
Altin Mena
Ardian Çipa
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Ilir Proda
Lutfi Minxhozi
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Skënder Hita