Në javën e dytë të qershorit pritet që urgjenca e sëmundjeve të brendshme të hapet dhe të jetë gati në QSUT.

Drejtoresha e QSUT, Alma Cani tha se janë duke u bërë testimet e fundit për të kryer ndërhyrjet koronare, të cilat deri më tani janë kryer në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“Jemi duke bërë testimet e aparaturave për të kthyer koronaret në QSUT, të cilat deri më tani bëhen në “Shefqet Ndroqi”, tha ajo për “Top Channel”.