Një krizë të qeshurash ka sjellë një moment shumë të sikletshëm për gazetaren italiane Valentina Bendicenti. Ndërsa po moderonte programin, pas rikthimit në studio nga një reportazh i shkurtër, gazetarja ka lënë nam pasi nuk ka mundur që të përmbajë dot të qeshurën, për të cilën nuk po shpjegohej publikisht pse po ndodhte.

Bendicenti e prezantoi menjëherë lajmin pasardhës dhe u kërkoi ndjesë shikuesve për t’u larguar nga studioja.

Videoja, e cila më pas u publikua nga “Corriere Tv” është bërë shumë shpejt virale, ndërkohë thuhet që nami që la gazetarja është i rrallë për të sepse kurrë më parë nuk kishte ndodhur që ajo të vepronte në këtë mënyrë edhe pse ka 26 vite si gazetare.