KINE – Gazetarët e një prej gazetave kryesore kineze, "Southern Weekly", kanë hyrë në grevë, në një protestë të rrallë kundër censurimit. Zemërimi u nxit kur mesazhi i gazetës për Vitin e Ri u rishkrua për t'u rikthyer në një tribut ndaj Partisë Komuniste.
Stafi shkruajti dy letra ku i bën thirrje për dorëheqje shefit të propagandës. Një turmë mbështetësish u mblodh jashtë zyrave të gazetës në qytetin Guangzhou. Mediat kineze janë të mbikqyrura nga i ashtuquajturi departament I propagandës që shpesh ndryshon përmbajtjen për ta vijëzuar atë me qëndrimin e partisë.
Korrespondenti i BBC në Pekin, Martin Patience, thotë se "Southern Weekend" është ndoshta gazeta më e respektuar në vend, e njohur për investigimet e saj dhe për testimin e kufijve të lirisë së fjalës.