1 tetor 2015 – Gazetarët e kronikës në televizionet shqiptare, të ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” për të diskutuar rreth videos intime të ish-ministrit Dritan Prifti dhe shantazhet ndaj tij, kanë lëshuar një deklaratë “bombë”.

“Ka video të tilla erotike edhe për pronarë mediash që ua përdorin për shantazh. Gjithashtu ka edhe video erotike komprometuese për gjyqtarë të rëndësishëm të bëra jashtë Shqipërisë.”

Sipas gazetarëve të kronikës, këto video po përdoren për të shantazhuar gjykatës të rëndësishëm. Madje gazetari Artan Hoxha tha se në vitin 2013 u arrestua një “prostitutë elitë”, pasi shantazhonte një politikan që kishte pasur marrëdhënie seksuale me të.

Në studio u tha se “prostitutat elitë” që shërbejnë vetëm për politikanët, biznesmenët dhe gjyqtarët, në vendin tonë paguhen rreth 5 mijë euro, pasi duhet të mbajnë dhe sekretin e marrëdhënies dhe nuk duhet të kërcënojnë kurrë apo të bëjnë shantazh.
Ndërsa, për “prostitutën elitë” të arrestuar në 2013-n, Artan Hoxha tha se ajo është një këngëtare e njohur, por nuk e tregoi emrin.

/portali DurresLajm/