Gazetari Bledian Koka ka postuar në faqen e tij në Facebook një VIDEO të shkurtër shoqëruar me pak rreshta shpjegues ku duket qartë sintonia që kanë në mes tyre kryebashkiaku në detyrë Erion Veliaj dhe kryetari i komanduar nga Luzim Basha në PD, Enkeljd Alibeaj. 

Që të dy në pothuajse të njëjtën kohë, vetëm se në takime te ndryshme, përsërisin të njëjtin refren në lidhje me hapjen spektakolare të fushatës së opozitës.

“Nje tjeter arritje VeleniseNe fushate e ka emeruar Alibeajn si zedhenes te propagandes. Kryegabitesi i logos dhe vules se demokrateve ne sinkron me Erion Ramen i kerkon opozites leket ne xhepat e tyre!p.s…zogjt e Rilindjes Veliaj&Alibeaj me nje ze e dy fytyra!”, shprehet Koka.