Gazetari Julian Kasapi ka rrëfyer arsyen pse Eva Dumani, motra e Endri Dumanit nuk pranoi të kthehet në Shqipëri bashkë me vëllain dhe bashkëmoshatarët e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Kasapi shkruan se 15-vjeçarja ka rënë pre e mashtrimeve, dhe historive të ndryshme që i janë rrëfyer në kamp se nëse kthehet në atdhe nuk e pret familja, por më e keqja. 

POSTIMI I PLOTË

I lumtur që një pjesë ndonëse e vogël e shqiptarëve të mbetur në Al-Hawl 4 fëmijë mes tyre dhe Endri Dumani shumë shpejt do rikthehen në shtëpi. Më vjen keq nga ana tjetër se si një vajzë si Eva Dumani por dhe fëmijët e 5 familjeve të tjera vijojnë të mbeten në atë ferr. Më vjen keq se si Eva (Sara) siç njihet në kamp bëri gati vëllain e saj, i dha çantën blu me amanetet e Mentijes dhe e përcolli për të dalë jashtë. Vetë qëndroi sepse ka frikë, është mashtruar nga “ata që nuk duan” i kanë thënë se do e dërgojnë në jetimore, i kanë thënë se do e torturojnë. Shpresoj që shumë shpejt Eva Dumani, Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Emanuela Daci të mos fshihen më. Një falenderim i veçantë për Brunilda Koçollarin ndoshta askush nuk e njeh e cila nga brenda kampit Al-Hawl ka ndihmuar të gjithë shqiptarët të gjithë , edhe ata që ekstremizmi e frika u ka mbuluar sytë. Askush nuk e di Bruna që edhe pse ke 5 fëmijë, je e sëmurë, edhe pse dole nga kampi u riktheve të kërkosh për të tjerët por ata u fshehën. Mentije Dumani të kishte lënë një amanet dhe ti bëre aq sa munde për të gjithë. Lutem për ty të kthehesh sa më shpejt sepse ti je HEROINA e vërtetë për fëmijët dhe shtetin shqiptar që sigurisht do bëjë spektaklin e rradhës.