Shprehja e kryeministrit Edi Rama, dy ditë më parë nga Saranda kur tha se “për herë të parë ata që erdhën nga Alpet panë detin pasi në pushtet ishte Saliu” ka sjellë reagime të ashpra në rrjete. Një ndër to, është dhe gazetarja e ABC News, Alma Cupi e cila i drejtohet Ramës: “Nëse si kryeministër nuk na surprizon dot me ndryshime në të mirë të këtij vendi, të paktën mos e hap halenë dhe të na qelbësh.

Ja postimi i saj në Facebook:

z. Rama meqë ti njihesh si mistres "naiv"… edhe një mëngjes të hëne, pas një dite pushimi që unë mezi arrij ta kap, ma përmbyse. Ca njerëz kanë lindur për të qenë të pandreqshëm. Ti je njëri prej tyre. z. Rama kujtoja vetes në mëngjes se je kryeministër. Nuk je Edi me problemet e veta, si një pjesë e njerëzve të këtij vendi. Trazimet brenda trupit dhe mendjes tënde lëri në shtëpi. Kur të dalësh para nesh publikisht mëso si duhet të flasë një kryeministër. E një kryeministër nuk duhet të fyejë asnjë shtetas të vetin e jo më një krahinë. Në këtë botë ka njerëz që e shohin detin, ka dhe nga ata që nuk e shohin deri sa vdesin. Të parit të detit nuk te bën njeri, se do të të kish bërë dhe ty meqë e ke parë para atyre, që i ironizoje.

Nëse si kryeministër nuk na surprizon dot me ndryshime në të mirë të këtij vendi, të paktën mos e hap halenë dhe të na qelbësh. Mllefet e tua si njeri i mllefosur, mos i derdh para nesh se nuk ta kemi ngenë. Kemi në lagje dy gra që flasin si ti. Janë të papuna, të mospërfillura nga burrat dhe rrinë e shajnë gjithë dynjanë. Here-herë iu vjen mendja se kanë gabuar dhe justifikohen me periudhën e menopauzës që po kalojnë. Nuk e di pse mu kujtuan ato, kur lexova batutat që kishe hedhur për t’u bërë interesant!