Nga Gazmir Tahiri

GËNJESHTRA E RADHËS E QEVERISË PËR PORTIN E DURRËSIT

Janë të paktën 50 mijë familje durrsake që jetën e tyre të përditëshme, të ushqyerit dhe të ardhmen e familjes e kanë të lidhur ngushtësisht, direkt apo indirekt me Portin e Durrësit.

Kanë qenë qindra mijra familje shqiptare që i kanë mbajtur sytë nga ai port në ditet më të zeza të historisë së shqiptarëve edhe kur përcillnin femijët e larguar me anije të mbushura gjer tek direkët, edhe kur shkarkoheshin ushqime jetike ndihmash për mbijetesë pasi një pushtet i ngjashëm me këtë të sotmin, e kish lënë vendin pa bukë.

Banorëve të Durrësit u ka shteruar durimi me premtimet boshe.

Sekti i “Rilindjes” erdhi në pushtet me modernizimin, zgjerimin dhe rritjen e kapaciteteve të këtij porti dhe jo për fshirjen nga harta të tij.

Këtë port nuk e kanë fshirë nga harta armiq të Shqipërisë që kur mbrritën në Kep të Rodonit i binin detit me shpatë për hakmarrje. E jo më këtij sekri që i është thyer shpata dhe mburoja me kohë.

Një pyetje teknike për sektarët e “Rilindjes” në mënyrë që mos ti lëmë gjatë të delirojnë me projekte 3D: Sa i gjerë duhet të jetë baseni i një porti që të hyjnë kroçerat e mëdha dhe të rrotullohen brenda atij porti që ju pretendoni të kushtojë 2 miliardë dollarë?

Sot Durresi dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për gënieshtrat dhe propagandën e radhës.

Njerëzit duan politika konkrete zhvillimi. Nuk duan gjepura nën hijen e gradacelave të Abu Dhabit.

Durrësi ka realisht nevojë për një port të thellësisë së madhe por për realizimin e atij porti projekt i cili zgjat 5-7 vjet i integruar terësisht me linjën hekurudhore dhe me sipërfaqet e përpunimit dhe magazinimit, nuk mundet të fshihet me një të rënë lapsi buka egzistuese e përditëshme e durrsakëve sot të cilët mbijetojnë nën kërcënimin e një ekonomie të falimentuar dhe ku sekti i “Rilindjes” refuzon të japë çdo lloj minipakete ndihme këtë dimër.

Mjaft kosto ka marrë Durrësi nga “Rilindja.”

E panë durrsakët edhe kur hipte kryeministri në largim në barkë dhe premtonte thellimin e portit ku do hynin anije 50 mijë tonëshe. E panë edhe kur bënte shfaqje mbi anijet peshkatore me hallexhinjtë e flotave të falimentuara të peshkimit që mezi mbijetojnë.

Një mashtrues e ndjen i pari falimentin kur nuk i shitet më gënjeshtra e tij.

Dhe kryeministri në largim duke e ndjerë këtë prodhon gënjeshtra me miljarda dollarë duke u krehur pas kullave të larta të një ekonomie si ajo e Abu Dabit që ka një strategji mbi 50 vjet të shkruar, projektuar dhe zbatuar dhe që nuk i ndërron planet e zhvillimit çdo 2 vjet siç u teket “Rilindjes” të luajë me fatet e njerëzve.

Këto 8 vjet kanë treguar mjaftueshëm që çdo projekt me shumë zero vetëm sa është djallosur e nuk ia ka parë kush hajrin kështu që “Rilindja” mjaft i gënjeu durrsakët sepse Durrësi nuk e beson më propagandën e saj të pështirë, ndaj edhe më 25 prill Durrësi do e shporrë atë përgjithmonë.

LSI Durrës