Kupa e Italisë zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës tre nga ndeshjet e fazës së 1/16.
Ndeshja më e rëndësishme ishte derbi i ‘Ferraris’, ku Sampdoria kaloi më tej kundër Genoas. Një biletë për në 1/8 edhe për Udinesen dhe Cesenan.
Në ‘Ferraris’, Genoa dhe Sampdoria barazuan 1-1 pas kohës së rregullt, teksa ishin dorianët e Andrea Sottil që kaluan më tej pas penalltive. Pesëmbëdhjetë persona të plagosur lehtë, brenda dhe jashtë ‘Marasit’ dhe dy të arrestuar.
Ky është bilanci i përleshjeve të ndodhura para dhe pas derbit të Genoas në Kupën e Italisë, të fituar me penallti nga skuadra e Sottili.
Një nga të plagosurit u lëndua nga një bombë tymi e hedhur nga ultrasit kundërshtarë.
Gjatë trazirave, dy djem u ndaluan nga policia në një rrugicë në Viale Ansaldo ku fshiheshin një grup ultras me kapuç, pasi nisën përleshjet.