Jim Clark, 62-vjeçari nga Bedlington, në Northumberland të Britanisë së Madhe, teksa mbillte bar në oborrin e shtëpisë së tij, e fertilizonte dhe ujitste çdo ditë, vërente me habi se bari nuk rritej. Ai vendosi që të shohë se cili ishte problemi me dheun në oborrin e tij dhe vendosi ta gërmojë atë. Jim zbuloi se nën oborr ndodhej një bunker i ndërtuar nga pronari i mëparshëm, i cili e kishte krijuar për t’iu shpëtuar bombave të nazistëve. Jim kishte 33 vjet që jetonte në atë shtëpi dhe asnjëherë nuk kishte gjetur një shenjë të vetme të këtij bunkeri.