Në mesin e personazheve të rëndësishme të jetës publike në vend që kanë uruar Ilir Metën si Presidentit e 10-të, të Republikës së Shqipërisë, ka qenë dhe dy personazhe të veçantë.

Bëhet fjalë pikërisht për babain e Presidentit, Rexhep Metën dhe nënën e tij Fiqirete Meta. Të dy prindërit e presidentit kanë parakaluar duke e uruar përzemërsisht të birin e tyre që nga dita e sotme do të mbaj postin më të rëndësishëm në vend.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga newsbomb.al, çifti Meta ka marrë pjesë edhe në banketin e shtruar me këtë rast.

Pa dyshim që ky mbetet një momentet më emocionues në jetën e tyre, teksa shohin djalin e tyre të marrë këtë post kaq të rëndësishëm, emocion ky që edhe pse i fshehur mirë, mund të dallohet në fytyrat e tyre.