Në Giro d’Italia nuk ka vetëm punë të vështirë, por edhe argëtim. Çiklisti i Lidl-Trek, Jacopo Mosca, iu desh të priste flokët në pjesën qendrore të kokës. Arsyeja?
Një bast me shokun e tij të skuadrës, Mads Pedersen, që fitoi fazën e parë të Giro d’Italia. Ekipi, përveç postimit të videos së çuditshme në rrjetet sociale, i kërkoi falje edhe Elisa Longo Borghini, gruas së italianit që mund të mos i ketë pëlqyer pamja e re e të shoqit.