BELSH– Një 53-vjeçare është gjetur e mbytur në një rezervuar mëngjesin e sotëm në Belsh.

Nure Kuqja është gjetur nga familjarët e saj e mbytur në rezervuarin e fshatit Hardhi në Belsh në rrethana ende të panjohura.

Sipas informacioneve 53-vjeçarja pasditen e djeshme  ka qenë me bashkëshortin e saj në tokën e familjes por pas  përfundimit të punëve bujqësore ajo nuk ka shkuar në banesë.

Menjëherë familjarët të shqetësuar kanë nisur kërkimet dhe mëngjesin e sotëm e kanë gjetur 53-vjeçaren të mbytur në rezervuarin e fshatit.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.