Një 51-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Siç njofton policia, nga këqyrja paraprake ne trupin e 51-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.