Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Vlorë, ku pronari i një agjencie turistike është gjetur i pajetë.

Bëhet me dije se i pajetë është gjetur Nadir Gjata. Familjarët e tij pretendojnë se Gjata është vrarë dhe grabitur, pasi sipas tyre ka goditje në kokë.

Ata shprehen se Gjata kishte një çantë me vete, të cilit nuk i është gjetur kur është konstatuar trupi i pajetë. Ende nuk ka një njoftim për ngjarjen, por dyshohet se Gjata është përplasur nga një makinë pasi ka lënë punën rreth orës 03.00 të mëngjesit.

Pritet njoftimi i policisë për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.