Një 78-vjeçar gjendet i pajetë brenda një mjeti në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima mësohet se punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së në qytet.

Sipas informacioneve, 78-vjeçari kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.