Një grua 60 vjeçe u gjet pa shenja jete në banesën e saj në Katund-Sukth.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme më 22 mars, kur, është gjendur në banesë pa shenja jete, nga urgjenca, shtetasja B. V., 60 vjeçe.
Nga veprimet e kryera dyshohet se ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim.





