Dosja e ish-gjyqtarit të “Kushtetueses”, Fatos Lulo është kthyer në SPAK nga Gjykata e Posaçme e Shkallës e Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-gjyqtari akuzohet për “Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Ndërkohë, Lulo është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se pasuria e tij justifikohej në burime të ligjshme.