Pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj refuzoi që të paguante tarifën prej 10 mln lekë të vjetrash për të marrë dosjen e sterilizimit, GJKKO ka urdhëruar prokurorinë që tu vëjë në dispozicion të pandehurve të dosjes së koncesionit të sterilizimit fashikujt në mënyre elektronike pa pagesë.

Bëhet fjalë për 602 fashikuj.

Beqaj e cilësoi vendimin e GJKKO të drejtë.

“Vendim i drejtë, rrëzoi pengesën artificiale të qëllimshme të akuzës që na e ka bërë gjatë kësaj kohe. Urdhëruar vënien në dispozicion të 602 fashikujve në mënyrë elektronike pa pagesë”, tha Beqaj.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

I pranishëm në seancë është edhe ish ministri Ilir Beqaj, i cili mbërriti në ambientet e GJKKO rreth orës 08.40.