TIRANE, 9 shkurt 2014 – Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, e shoqëruar nga deputetja Silva Caka, zhvilloi sot në qytetin e Beratit një takim me kryesinë e Lëvizjes së Gruas për Integrim në këtë qark, ku theksi u vu në fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe vendimmarrje dhe mbështetjen që LSI u ka dhënë vazhdimisht grave duke i parë më mjaft prioritet.
“Është bërë jo pak për emancipimin e rolit të gruas në Shqipëri, sot shihet se gjërat kanë ndryshuar. Megjithatë ka ende dhunë në familje, ekziston ende mentaliteti se gratë nuk mund të kenë angazhime të njëjta si burrat, ndërkohe që ju jeni dëshmia më e mirë që me sakrificat tuaja ia keni dalë të përgjigjeni jo vetëm në familje. Duhet të vijojmë në këtë rrugë. Keni mbështetjen tonë për të gjitha iniciativat që i shërbejnë fuqizimit të rolit të gruas. Duhet të jeni aktive”, u shpreh Gjosha. Ajo theksoi se nuk mund të konceptohet integrimi në Bashkimin Evropian pa një zhvillim e integrim të plotë të gjysmës së shoqërisë shqiptare që përbëhet nga gratë.
Duke u ndalur tek dhuna në familje, ajo tha se vetë femrat shqiptare duhet të ngrenë zërin, të mos heshtin përballë këtij fenomeni, pasi vetëm kështu atij mund t’i jepet një shuplakë e fortë. Gjosha theksoi gjithashtu se ndryshimet që janë bërë në Kodin e Familjes, apo edhe një sërë reformash të tjera që tashmë kanë nisur në lidhje me lehtësirat që u krijohen grave për arsimin profesional, përfitimin e ndihmës ekonomike, apo reforma të tjera në proces, janë hapa të cilat do të nxisin punësimin e do të fuqizojnë rolin e grave në shoqëri.
Gjosha: Integrimi kërkon emancipimin e gruas shqiptare
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
EMRAT/ Të shtënatme armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari, autori në arrati! Si nisi konflikti dhe hasmëritë e vjetra
OPTA i jep 73% shanse Arsenal-it për titullin kampion
Hetimet ndaj Ergys Agasit, Ermal Beqirajt dhe Mirlinda Karçanajt, SPAK njoftim zyrtar: U sekuestrohen pasuri në vlerë mbi 40 milionë euro
Jep dorëheqjen drejtori i rëndësishëm në bashkinë e Durrësit





