12  dhjetor 2014 –  Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza këmbëngul në pafajësinë e sportistëve shqiptarë që rezultuan pozitivë ndaj substancës stanozolol në testet e anti-dopingut duke aluduar per nje konspiracion grek, apo edhe boteror ndaj tyre. Daniel Godelli, Hysen Pulaku e Romela Begaj kryen fazën stërvitore para botërorit në Greqi nën kujdesin e Luan Shabanit, dhe Gjoza është drejtuar pikërisht drejt Greqisë ku ka zhvilluar paraditen e së premtes një takim me ish peshëngritësin shqiptar Luan Shabani, ku i ka kërkuar se cfarë ka ndodhur me peshëngritësit shqiptarë duke marrë këtë përgjigje.

"Luan Shabani më ka deklaruar, "Mos ki merak, sportistët janë të pastër, nuk kanë marrë asnjë substancë të ndaluar, dhe per këtë mbaj unë përgjegjësi".

Bashkë me 3 sportistët shqiptarë, Luan Shabani ka patur nën drejtimin edhe 3 sportistë grekë, të cilët nuk rezultuan pozitivë për doping. I vënë përballë këtij fakti, Luan Shabani ka lënë të kuptohet për një konspiracion përballë shqiptarëve. "Ai tha te presim edhe testin B, pasi nese edhe aty del pozitiv atehere do te prononcohem edhe une, pasi ketu eshte dicka me e madhe". Megjithatë i pyetur se në drejtim të kujt bëhet ky aludim, Gjoza ka shfaqur hapur dyshimin te grekët.

"Une i bera te qarte, kush mund te jete xheloz per ne, mund te jene Kinezet, Ruset, Koreanet, Tailanda, Kazakistani, jo i thashe per ne xheloze mund te jeni ju greket". I pyetur nëse analizat e kryera nga Federata shqiptare para btëroti kanë garantuar pastërtinë e tyre presidenti i FSHP fut sërish në lojë Luan Shabanin. Presidenti i FSHP i bindur në pastërtinë e sportitsve shqiptarë kërkoi nga opinioni publik që t'i mbështesë në këto momente të vështira.