Zbulohen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Himarë, ku dyshohet se është vrarë me armë zjarri 31-vjeçari, Eraldo Nevruzi.

Sipas informacioneve të deritanishme dyshimi ka ndodhur në momentin kur janë gjetur gjurmë gjaku në hotel. Ka nisur hetimi menjëherë nga policia ndërsa ende nuk është gjetur Eraldo Nevruzi i cili punonte si recepsionist ne hotel. Dyshohet nga informacionet e para të policisë se 31 vjeçari është marrë peng dhe është qëlluar me armë zjarri nga Gerald Shehu.

Ka qenë një telefonate në polici që ka bërë nisjen e hetimit ndërsa në hotel janë gjetur gjurmët e gjakut. 43 vjeçari, Shehu sipas informacioneve nga policia rezulton dhëndri i pronarit të hotelit.