Në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me 30 vite heqje lirie për Julian Sinanajn, pasi për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm.

Dënimi i dhënë në mars te vitit 2017 nga ish-Apeli për krime të rënda ka mbetur në fuqi edhe për 5 të pandehurit e tjerë, Genis Mëhillaj 10 vite burg, Albin Mexhaj 8 vite burg, Ilir Karçini 5 vite burg, Ndriçim Gjokona 8 vite burg, Marjon Mitro 8 vite burg.

Ndërsa për Andon Mëhillaj i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, gjykata e lartë ka pushuar çështjen pasi ai ndroi jetë në qeli në vitin 2020.

Julian Sinanaj tregoi  se është  paguar për disa ngjarje  kriminale ndërsa anëtarë e e tjerë të grupit e cilësuar edhe si banda e tritolit vepronin në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata e Lartë merr vendimin për Julian Sinanaj dha