Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm. Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk mori parasysh kërkesën e Laert Haxhiut, i cili kërkoi prishje të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm. Vendimi u dha nga treshja penale Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Laert Haxhiu është gjetur fajtor për “Masakrën e Lushnjes” ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plsgosën dy të tjerë Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut.
Për të njëjtën ngjarje të regjistruar në vitin 2017, janë dënuar po me burg të përjetshëm edhe Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Ata akuzohen për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave”, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Prishja e qetësisë publike”.





