Në Gjykatën e Lartë do të mbahet sot seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, dalë nga zgjedhjet e 14 majit.

Beleri ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelia dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO.

Seanca gjyqësore është parashikuar që të nisë në orën 13:30, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i gjykatës.