Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg në mungesë për ish-kreun e Bashkisë Vorë, Agim Kajmakun ndaj të cilit një ditë më parë prokuroria lëshoi urdhër-arrestin.
Mësohet se Gjykata ka urdhëruar kontrollin e banesës së Kajmakut, i cili është kryer tashmë për të gjetur prova që vërtetojnë shpërdorimin e detyrës. Policia ka shkuar në banesën e Kajmakut një ditë më parë për të kryer arrestimin por nuk e ka gjetur.
Kajmaku i zgjedhur kryetar i Bashkisë Vorë, u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke mos deklaruar një dënim në Greqi, për të cilin denoncoi Partia Demokratike më herët.