Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi vendosi që Nebojsha Medojeviq, deputeti i partisë opozitare, Fronti Demokratik, të lirohet, pothuajse dy javë pasi u burgos për refuzimin për të dëshmuar në një rast korrupsioni.
Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi vendosi të mërkurën se burgosja e ligjvënësit të opozitës, Nebojsha Medojeviq, një nga drejtuesit e Frontit Demokratik, ishte i paligjshëm dhe urdhëroi lirimin e tij.
Gjykata ka rrëzuar vendimet e mëparshme nga gjykatat e larta dhe ato të apelit që Medojeviq duhet të “vihet në burg” për shkak se ai nuk pranoi të dëshmojë në një rast ryshfeti që përfshinte prokurorin special të vendit dhe ish-kryetarin e Podgoricës.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese gjeti të mërkurën se burgosja e tij si dëshmitar që refuzonte të dëshmonte ishte jokushtetuese.
Policia arrestoi Medojeviqin më 30 nëntor dhe e dërgoi atë në burg në Podgoricë të premten për të vuajtur dënimin me dy muaj pasi u dënua për refuzimin për të dëshmuar kundër ish-kryetarit të komunës së Podgoricës, Miomir Mugosa, në një rast që përfshin korrupsionin dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare.
Medojeviq kishte pohuar se Mugosa i pagoi Prokurorit të Posaçëm Publik, Milivoje Katnic, 100,000 euro që të mos mbaheshin në paraburgim. Si Katnic dhe Mugosa mohuan akuzat.
Disa ditë para arrestimit, Medojeviq u ankua për “ndjekje” nga oficerët e policisë dhe agjencitë e inteligjencës dhe të enjten ai paraqiti një ankesë zyrtare në Ministrinë e Brendshme.
“Arrestimi i një ligjvënësi për fjalët që ka thënë është një skandal i shkallës së parë … kjo është një vazhdim i represionit kundër Frontit Demokratik”, tha kreu i Frontit, Andrija Mandiq pas arrestimit.
Fronti gjithashtu pretendoi se Medojeviq nuk mund të arrestohej pa ia hequr imunitetin nga Parlamenti.
Ndërkohë, Fronti njoftoi se do të dalë në rrugët e Podgoricës të mërkurën në mbrëmje për të protestuar ndaj ndalimit të Medojeviq dhe përpjekjes për të kapur një tjetër ligjvënës, Milan Knezeviq, i cili më 30 nëntor u strehua në parlament për të shmangur arrestimin.
Fronti njoftoi gjithashtu se tubimet do të fillojnë edhe në qytete të tjera në të gjithë vendin nga e mërkura.
Knezeviq u gjobit gjithashtu me 1,000 euro në mars për refuzimin për të dëshmuar në një hetim tjetër paraprak. Ai kishte pretenduar se “një gjykatës i rangut të lartë” i kishte kërkuar atij ryshfet prej 10,000 eurosh në këmbim të rrëzimit të dënimit të tij në gjyqin e “grushtit të shtetit”.
Knezeviq dhe Mandiç, të dy janë aktualisht në gjyq duke u akuzuar për përfshirje në një komplot gjoja grusht shteti gjatë zgjedhjeve të tetorit 2016.
Ata janë akuzuar për pjesëmarrje në përpjekjet për të minuar “rregullën kushtetuese dhe sigurinë e Malit të Zi”.
Në gjyqin e komplotit të grushtit të shtetit, i cili u hap në maj të vitit 2017, prokuroria pretendon se një grup serbësh, malazezë dhe rusësh, duke përfshirë Mandiç dhe Knezeviq, u përpoqën të rrëzonin qeverinë pro-perëndimore të Malit të Zi dhe të vrasin udhëheqësin e tij veteran, Milo Gjukanoviq. për të penguar anëtarësimin e vendit në NATO.
Të dy, Mandiç dhe Knezeviq kanë hedhur poshtë pretendimet e komplotit si të rreme. Fronti Demokratik ka akuzuar Prokurorinë se ka vepruar nën ndikimin e Gjukanoviqit. /kallxo.com